Hajdari merr vendim që të hetohet importi i bllokave nga Serbia

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka marrë vendim që të bëhet hetim zyrtar për importin e bllokave nga Serbia.

Kështu deklaroi ajo në konferencën për media, ku tha se janë analizuar çmimet e shitjes së bllokave me pakicë dhe janë bërë hetimet preliminare ku Komisioni përkatës ka rekomanduar hapjen e hetimeve.

Në arsyetimin e paraqitur në vendim, thuhet se të gjeturat e analizës preliminare të kryera nga Departamenti i Tregtisë si pjesë e rivlerësimit të bërë para skadimit të masës mbrojtëse antidamping për bllokat e analizës aktuale, tregojnë që ka elemente se importi i këtyre produkteve nga Serbia po vazhdon të shkaktojë dëme materiale përmes çmimeve damping ndaj industrisë së prodhuesve vendor të materialit ndërtimor nga argjila”.

Go to TOP