Grupi E, të gjitha skuadrat me nga katër pikë, eliminohet Ukraina

Një goditje këndi nga Malinovsky në fund të ndeshjes ishte afër ta befasonte Belgjikën, por portieri Casteels është treguar i vëmendshëm ka ka eliminuar rrezikun, duke shmangur një skenar që mund t`i kishte kushtuar Belgjikës kalimin e grupit.

Të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e fundit të Grupit E, ku të dyja takimet përfunduan me rezultat të barabartë.

Në ndeshjen mes Belgjikës dhe Rumanisë, e zhvilluar në “MHPArena”, pjesa e parë nuk ka sjellur  asnjë gol. Edhe në pjesën e dytë nuk ka pasur ndryshim rezultati. Kjo pavarësisht përpjekjeve të skuadrës belge për ta rrezikuar portën e portierit Trubin. 

Në takimin tjetër të Grupit E, të zhvilluar në “Deutsche Bank Park” mes Sllovakisë dhe Rumanisë, Duda ka shënuar për Sllovakinë në minutën e njëzet e katërt pas një asistimi nga Kucka. Megjithatë, gëzimi i sllovakëve ka zgjatur vetëm trembëdhjetë minuta, pasi një gabim i mbrojtjes sllovake ka çuar në një penallti për Rumaninë, të cilën Marin e ka realizuar me sukses, duke barazuar rezultatin. Pjesa e dytë e kësaj ndeshjeje nuk ka prodhuar ndryshim rezultati.

Pas këtyre ndeshjeve, tabela e Grupit E kryesohet nga Rumania me katër pikë, e ndjekur nga Belgjika dhe Sllovakia me po katër pikë secila. Ukraina gjithashtu ka katër pikë, por nuk ia ka dalë ta kalojë grupin për shkak të golaverazhit më të dobët.

Go to TOP