Gjini për vizitën e Clarkut në Gjakovë: SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme

Gjenerali i pensionua amerikan Wesley Clark, po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Ai vizitoi edhe qytetin e Gjakovës, ku u takua me të parin e saj Ardian Gjinin.

Gjini me Clarkun kujtuan ditët e angazhimit për lirinë.

Ata folën edhe për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Isha jashtëzakonisht i lumtur ta pres në Gjakovë mikun e madh të Kosovës gjeneralin Wesley K. Clark. Me gjeneralin Clark evokuam kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folëm për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, shkroi numri një i Gjakovës.

“SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme”, shtoi ai.

Go to TOP