Gjermania mposht Hungarinë dhe hedh hapin drejt raundit tjetër

Gjermania nuk gabon edhe në ndeshjen e dytë dhe hedh hapin drejt raundit tjetër.

Skuadra e Nagelsmann fitoi pastër 2-0 ndaj Hungarisë, me këta të fundit që mbetën përsëri në vendin e fundit me zero pikë.

Pjesa e parë u vendos nga goli i Musiala-s, me lojtarin e Bayern Munich që shënoi golin e avantazhit në minutën e 22-të. Një moment që ndryshoi ritmin, teksa Hungaria realizoi golin e barazimit në minutën e dytë të shtesës në fundin e pjesës së parë, por goli i shënuar nga Sallai u anulua për pozicion të parregullt.

Në pjesën e dytë ritmi ishte disi më i vakët, me Gjermaninë që mirë administroi gjithçka, teksa realizoi edhe golin e dytë me anë të Gundogan në minutën e 67-të, me kapitenin që dërgoi në rrjetë një aksion model të vendasve.

Hungaria provoi ta rihapte ndeshjen, por ishte e pamundur, me Gjermaninë që shkon në kuotën e gjashtë pikëve, teksa Hungaria mbetet ende pa pikë dhe tani rrezikon shumë sa i përket ndeshjes së fundit.

Go to TOP