Gjermania, çerekfinalistja e dytë

Gjermania ka siguruar një vend në çerekfinale të Euro 2024 pasi të shtunën ka mposhtur Danimarkën 2-0 në “Signal Iduna Park”.

Tash Gjermania pret fituesin e përballjes mes Anglisë dhe Sllovakisë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, megjithëse pati disa raste të mira.

Në minutën e katërt, Schlotterbeck ka shënuar, por goli është anuluar nga VAR për shkak të një faulli ndaj portierit Schmeichel.

Gjithashtu edhe Danimarka ka pasur momentin e saj, kur Maehle ka rrezikuar me një goditje të fortë nga distanca në minutën e njëzet e tretë, por e cila nuk e ka gjetur kuadratin e portës.

Ndeshja është ndërprerë për shkak të motit të keq, por pas përmirësimit të kushteve ajo ka vazhduar.

Pas vazhdimit, një gjuajtje e Havertz në minutën e tridhjetë e nëntë mund t’i kthehej në gol një portieri tjetër, por jo edhe atij danez. 

Në kohën shtesë Hojlund ka qenë afër shënimit, por nuk është treguar më i shpejtë. 

Në pjesën e dytë, vetëm tre minuta pas rifillimit, Andersen ka shënuar në portën gjermane, por goli është anuluae nga VAR për shkak të një pozicioni jashtë loje. Pas pak minutash, Andersen ka shkaktuar një penallti duke luajtur me dorë brenda zonës daneze. Havertz e ka realizuar me sukses penalltinë, duke kaluar Gjermaninë në avantazh.

Goli i radhës i gjermanëve ka ardhur në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë, kur Musiala ka vulosi fitoren me golin e dytë.

Go to TOP