Gërvalla takon ministrin e Armenisë, temë sfidat globale të sigurisë

Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Samveli Mirzoyan.

Bëhet e ditur se Gërvalla dhe Mirzoyan diskutuan rreth sfidave globale të sigurisë dhe theksuan nevojën për një bashkëpunim të ngushtë global në tejkalimin e këtyre sfidave.

“Dy ministrat shprehën besimin se forume të tilla si ky i Dubrovnikut kontribuojnë në zhvillimin e një dialogu të hapur dhe konstruktiv rreth çështjeve gjeopolitike, duke forcuar kështu marrëdhëniet ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe duke avancuar objektivat e përbashkëta për një të ardhme më të sigurt”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të MPJD-së. /Kosova.info/

Go to TOP