Gërvalla bashkë me David Cameron në Luksemburg

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka publikuar në facebook një fotografi me ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, në Luksemburg në “Place Guillaume II”, pas ceremonisë së Ditës Kombëtare të organizuar nga Duka i Madh.

Ministrja Gërvalla gjatë qëndrimit në Luksemburg ka marrë pjesë në takimin e rregullt të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. /Kosova.info/

Go to TOP