Garat e diturisë, synim është përmirësimi i cilësisë në arsim

Organizimi i garave për vlerësimin e njohurive të nxënësve realizohet çdo vit në shkollat e Kosovës qoftë në nivel shkolle, komune dhe në nivel shtetëror. Synim i tyre është përmirësimi i cilësisë në arsim si dhe identifikimi i talenteve të rinj.

Nxënësit për njohurit e marra përgjatë shkollimit vlerësohen në forma të ndryshme, duke iu nënshtruar testeve të shumta.

Por edhe një formë tjetër ku nxënësit i shfaqin njohurit e tyre janë garat e diturisë, të cilat për çdo vit mbahen në nivel shkolle, komune dhe shtetërore.

Garat e diturisë qëllimi kanë nxjerrjen në pah të njohurive të nxënësve dhe mangësive në mësimdhënie e mësimnxënie.

“Qëllimi i  garave gjatë vitit shkollor është edhe t’i motivojmë fëmijët por edhe të shohim ku janë mangësitë ose gjërat ku çalojnë”, theksoi, Valbona Gashi, arsimtare e lëndës gjuhë angleze.

Mbajtja e testeve dhe garave në nivel shkolle, komune e shtetërore nxënësit e klasave të nënta vënë në dukje se i përgatisin ata për testin e arritshmërisë që të largojnë stresin dhe të njoftohen me procedurat e vlerësimit.

“Kam marrë pjesë në garat komunale të gjuhës shqipe, kjo shuam e rëndësishme. Para se me marrë pjesë jam përgatitur nga arsimtarja”, tha Sara Ademi, nxënëse në klasën e 9-të.

Mbajtja e garave është e obliguar edhe me legjislacion.

“Ne i shohim të gjitha përparësitë dhe dobësitë tona që i kemi dhe në bazë të kësaj i hartojmë planprogramet e mësimeve të cilat ka nevojë nxënësit për t’u ngritur”, tha Nazif Jashari, drejtor në shkollën “Asim Vokshi” Prishtinë

Garat në nivel shkolle, komune dhe ato shtetërore kontribuojnë në ngritjen e cilësisë.

Go to TOP