FSK-ja përfundon ushtrimin fushor `Steel Wolf`

Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, ka realizuar Ushtrimin fushor “Steel Wolf” ku në kuadër të ushtrimit janë validuar dy kompani të regjimentit.

Përmes një njoftimi për media nga Forca e Sigurisë së Kosovës, thuhet se validimi i Kompanive është një proces që synon të siguroj që njësitë ushtarake janë të përgatitura të afta dhe të pajisura për të përmbushur detyrat e tyre operacionale.

“Ky Mision përfshinë një seri veprimesh dhe procedurash që vlerësojnë dhe certifikojnë gatishmërinë dhe aftësinë e njësisë ushtarake për të kryer operacionet me mision të caktuar në mënyrë që të jetë e përgatitur për fazat e ardhshme të trajnimit dhe validimit të Regjimentit në tërësi”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se ushtrimi fushor “Steel Wolf” kishte për objektivë  ngritjen e kapaciteteve dhe përformancës taktike dhe fizike në nivel të Kompanive, testimin e kapaciteteve të kompanive dhe validimin e tyre për të përmbushur qëllimin përfundimtar validimin e regjimentit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake për mbrojtjen e territorit. /Kosova.info/

Go to TOP