Forumi i Dubrovnikut, Plenkoviq e Lajçak flasin për dialogun Kosovë – Serbi

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Ky takim u zhvillua në margjinat e Forumit të Dubrovnikut, ku po merr pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Plenkoviq, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se kanë folur për dialogun Kosovë-Serbi.

“Diskutuam situatën politike në Evropën Juglindore dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Plenkoviq.

Go to TOP