“Formacioni më i mirë pas ndeshjeve të fazës së grupeve”, Sokoli dhe Tovërlani zbulojnë sonte të preferuarit e tyre në “Euro 2020”

“Euro Dueli” vazhdon edhe sonte në RTV Dukagjni.

Emisioni i dedikuar ekskluzivisht për Kampionat Evropianin edhe sonte do të ketë një panel interesant.

Mysafirë të ftuar do të jenë Bilall Sherifi, Egzona Rafuna dhe Kaltrina Biqkaj, kurse në studio do të jenë edhe të përhershmit Lorinda Kolgeci, Bylbyl Sokoli si dhe Afrim Tovërlani.

Sokoli dhe Tovërlani sonte do t’i publikojnë formacionet më të mira sipas tyre pas ndeshjeve të grupeve.

Një lidhje direkte do të jetë edhe nga GazetaBlic Sport, atje ku do të ju informojmë në lidhje me të rejat para dy ndeshjeve të ditës së nesërme.

Go to TOP