Formacionet/ Sylvinho zgjedh “luftëtarët” e Shqipëri-Spanjë

Publikohen formacionet e Shqipëri-Spanjë, duel ku kuqezinjtë luajnë fatet e një kualifikimi historik që e urojnë gjithë shqiptarët.

Trajneri Sylvinho ka zgjedhur rreshtimin 4-3-3, me majën e sulmit që i besohet Rey Manajt.

Braziliani i ka dhuruar një fanellë titullari edhe Ivan Balliut në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Rotacion masiv në kampin kundërshtar, me trajnerin Luis De la Fuente që ka lënë pushim 10 titullarë.

Në të njëjtin orar – 21:00 – luhet edhe Kroaci-Itali, “finalja” tjetër e grupit B të Euro 2024.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami; Manaj, Asani.

SPANJA: Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Dani Olmo; Torres, Joselu, Oyarzabal.

Go to TOP