FIFA me rregulla të reja për trajneret dhe lojtaret lehona

FIFA ka bërë ndryshime në protokollet për lindjen, për të mbrojtur më tej futbollistet dhe trajneret gjatë dhe pas shtatzënisë. Poashtu rregullat e reja vlejnë edhe për amësinë jo-biologjike.

Me rregullat e reja, FIFA ka shtuar 14 javë pushim të lehonisë me pagesë edhe për trajneret pasi më parë ishte vetëm për lojtaret.

Derisa, nëse zgjedhin të birësojnë, lojtarëve dhe trajnerëve do t’u jepet një periudhë pushimi që varion në varësi të moshës së fëmijës së tyre, shkruan BBC.

Lojtaret gjithashtu do të kenë të drejtë të kërkojnë lirim nga stërvitjet ose ndeshjet për arsye shëndetësore menstruale, duke marrë ende pagën e plotë.

Ndryshimet nga organi drejtues botëror i futbollit do të hyjnë në fuqi nga 1 qershori, derisa u miratuan nga këshilli i FIFA-s në maj.

Go to TOP