Ferizaj transferon mbrojtësin boshnjak

Ermin Imamoviç është futbollisti më i ri i skuadrës së FC Ferizaj

Për afrimin ka njoftuar vetë klubi të shtunën.

“FC Ferizaj sot ka kompletuar transferimin e mbrojtësit boshnjak, Ermin Imamoviç. Imamoviç së fundmi ka luajtur në Mal të Zi me skuadrën e FK Jezero. Karriera e tij përfshin edhe angazhime me Hajduk Split II, CSKA Moscow II, Velez Mostar dhe FK Olimpik. Vlen të theksohet se ai u shpall lojtari më i mirë i huaj në Ligën e Malit të Zi sezonin e fundit”, ka shkruar Ferizaj. 

Klubi nga Ferizaj ka theksuar se do të vazhdojë të jetë aktiv në afatin kalimtar, duke synuar përforcime të tjera. 

Go to TOP