Ferizaj përforcohet me Avdylin

Ferizaj ka arritur marrëveshje me mesfushorin  Florent Avdyli.

“Fllaki”, i cili së fundmi ka luajtur në Superligë me Ferronikelin, ka qenë pjesë edhe e Teutës në Shqipëri, ku është shpallur kampion në sezonin 2020/21. Në Kosovë, ai ka luajtur për klube të shumta, përfshirë Prishtinën, Malishevën, Drenicën, Lirinë, Trepçën dhe Fushë Kosovën.

“Florenti është një lojtar që e pëlqen të sulmojë zonën e kundërshtarit, majtak me vizion dhe goditje të fuqishme. FC Ferizaj beson se përvoja e tij do të jetë armë shtesë për ne në Superligë,” ka theksuarklubi i Ferizajit. 

Go to TOP