“Euro 2024” në pullat postare të Kosovës

Posta e Kosovës përmes Filatelisë së saj nga sot vë në qarkullim postar emisionin e pullave postare me titull “Kampionati Evropian i Futbollit 2024”.

“Edhe pse si Kombëtare nuk arritëm të jemi pjesë e EURO 2024, djelmoshat tanë futbollistë elitarë në disa klube me renome evropiane, na bëjnë krenarë me lojën e tyre”.

“Në kuadër të këtij emisioni të pullave postare në qarkullim postar vihen dy pulla postare, një bllok filatelik dhe dy lloje të Zarfit të Ditës së Parë”, thuhet në një njoftim të postës.

Më tutje në njoftim theksohet se posta në vazhdimësi do ta afirmojë futbollin dhe arritjet sportive, të cilat i shënon Kosova.

Go to TOP