Ende situatë e rëndë në Shqipëri: Nëntë qytetarë vdesin brenda 24 orësh nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3664 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 591 qytetarë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 9 qytetarë, ndërsa 485 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste janë regjistruar në Tiranë – 249, pasuar nga Berati 36, Kamëza 31, Durrësi 26, Fieri 25 etj.

Janë 7.528 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv shtatë qytetarë nga Tirana 58-86 vjeç, një qytetar 64 vjeçar nga Pogradeci dhe një qytetar 78-vjeç nga Fieri.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 183.873 raste pozitive, prej tyre 173.443 janë shëruar, 7.528 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 2.902 pacientë.

Go to TOP