Emërimi i Rutte-s shef i NATO-s, Konjufca: Presim bashkëpunim të frytshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar kryeministrin e Belgjikës, Mark Rutte, emërimin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Ai tha se pret një bashkëpunim të frytshëm në avancimin e rrugës drejt anëtarësimit në Aleancë.

“Urime kryeministër Mark Rutte për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Lidershipi i tij i jashtëzakonshëm do të jetë i vlefshëm në udhëheqjen e Aleancës në këtë kohë sfiduese. Mezi presim një bashkëpunim të frytshëm në avancimin e rrugës së anëtarësimit në Aleancë”, ka shkruar Konjufca. /Kosova.info/

Go to TOP