Është mbajtur Konferencë Ndërkombëtare Shkencore për Hulumtimet Arkeologjike të zhvilluara në kompleksin e Katedrales në Prizren (2019-2021)

Katedralja e “Zojës Ndimtare” në Prizren është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren. Pikërisht është një Katedrale katolike romake në Prizren e cila i përket Selisë së Dioqezës Prizren-Prishtinë, e renditur në regjistrin e monumenteve historike, kulturore dhe fetare ashtu si edhe monumenteve natyrore të komunës së Prizrenit dhe të Republikës së Kosovës.

Andaj sot, me 11 qershor 2022 në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren, është mbajtur një Konference Ndërkombëtare Shkencore për Hulumtimet Arkeologjike të zhvilluara në kompleksin e Katedrales në Prizren (2019-2021), me ç’rast edhe është dëshmuar vërtetësia historike e Kishës dhe Krishterimit Katolik shqiptarë si dhe e Katedrales së parë të Prizrenit, qe i përket periudhës paleokristiane të shek. V, e qe sipas shumë dëshmive faktografike kjo Katedrale katolike daton e ringritur aty kah fundi i shek. XII-XIII, ndërsa kisha tjetër brenda Katedrales ashtu siç dëshmohet daton nga shek. X-XII.

Mbarëvajtja e Konferencës Ndërkombëtare Shkencore për Hulumtimet Arkeologjike të zhvilluara në kompleksin e Katedrales në Prizren (2019-2021) kishte këtë program kulturor ashtu siç vijon:

Paraprakisht Konferenca Ndërkombëtare Shkencore është hapur nga kori i Katedrales së Prizrenit me një pikë artistike muzikore përshpirtërore dhe fjalën e parë përshëndetëse të hapjes së Konferencës e bëri, dr. dom Shan Zefi, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë,

Morën pjesë studiues të niveleve të larta Akademike Shkencore ndërkombëtare e Kombëtare nga hapësirat evropiane e mbarëshqiptare të cilat punime shkencore edhe kanë nxjerrë në dritë apo kanë nxjerr dëshmi të lashta pikërisht të krishterimit në këtë qytet të lashtë të Prizrenit.

Njëkohësisht në këtë ngjarje madhore Ndërkombëtare Shkencore morën pjesë edhe Imzot Angelo Massafra O.F.M Arqipeshkëv Metropolit Shkodë-Pult , President i Konferencës Ipeshkvnore Shqipërisë, ish Arqipeshkëvi i Tivarit, imzot Zef Gashi, Arqipeshkëvi i Tivarit Rrok Gjonlleshaj, Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, dom Anton Kçira nga Amerika, meshtarë dioçezian, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Anton Quni, intelektual e krijues nga të gjitha Famullitë e Dioqezës sonë njëkohësisht edhe intelektualët nga Famullia “Zoja e Këshillit të Mirë” Klinë.

Me fjalë tjera përshëndetëse janë paraqitur: Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, Imzot Angelo Massafra O.F.M Arqipeshkëv Metropolit Shkodë-Pult , President i Konferencës Ipeshkvnore Shqipërisë, Drejtori i Institutit të Arkeologjisë në Prishtinë, dr. Enver Rexha, Ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë-Prizren, imzot Dodë Gjergji etj.

Me kumtesa të larmishme rreth historikut të Kishës dhe Krishterimit Katolik shqiptarë dhe Katedrales së parë të Prizrenit kanë reflektuar këta studiues të nivelit të lartë shkencorë:

1. Dr. dom Shan Zefi, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë: “IDEJA E RENOVIMIT DHE HULUMTIMIT TË KATEDRALES ZOJA NDIMËTARE NË PRIZREN”,

2. Dr. Ante Ugleshiq: “REZULTATET E HULUMTIMIT ARKEOLOGJIK TË KOMPLEKSIT TË KATEDRALES NË PRIZREN”,

3. Elvis Shala: “RIKUPERIMI I GJETJEVE TË VOGLA ARKEOLOGJIKE NË HULUMTIMET ARKEOLOGJIKE TË KOMPLEKSIT TË KATEDRALES NË PRIZREN”,

4. Luan Gashi: “REZULTATET PRELIMINARE TË STUDIMIT ANTROPOLOGJIK TË VARREVE TË GJETURA NË HULUMTIMIN ARKEOLOGJIK TË KOMPLEKSIT TË KATEDRALES NË PRIZREN”,

5. Dr. Vinicij B. Lupis: “KATEDRALJA E PRIZRENIT NË DRITËN E BURIMEVE HISTORIKE”.

Me interes të veçantë u përcollën dhe u vlerësuan kumtesat nga shumë mysafirë të sferave të ndryshme të cilët kishin ardhur nga Shqipëria, Kosova e viset të tjera shqiptare për ta përcjellë këtë ngjarje rë rëndësishme ndërkombëtare arkeologjike në Prizrenin e Besëlidhjes Shqiptare. Konferencën e shpalli të mbyllur dr. Shan Zefi, duke falënderuar pjesëmarrësit dhe te gjithë referuesit për kontributin e tyre.

Në përfundim të kësaj Konferencë shkencore për të gjithë të mysafirët pjesëmarrjes u shtrua një koktel rasti.

Lekë MRIJAJ

Go to TOP