Ec Ma Ndryshe: Në Prizren nesër paralajmërohen aktivitete të shoqërisë civile, me rastin e Javës së Distrofisë 2022 (Harta e aktivitetit)

Me rastin e javës së distrofisë 2022 organizatës për emancipim shoqëror Ec Ma Ndryshe, në bashkëpunim me Organizatën e Personave me Distrofi Muskulare të Kosovës, janë shpallur një sërë aktivitetesh që synojnë fokusimin e kësaj kategorie të shoqërisë sonë dhe ngritjen e vetëdijes sociale.

Dhe do të konsistojnë në një sërë aktivitetesh sensibilizuese, të cilat do të realizohen në formën e aktivizmit kulturor në hapësirat publike, me qëllim trajtimin e problemeve me të cilat përballen çdo ditë personat me nevoja të veçanta transmiton Kosova.info.

Ndryshe, aktivitetet programore me rastin e “Javës së Distrofisë 2022” do të organizohen nesër më 26 maj 2022 (e enjte) nga ora 10:00 para ndërtesës së Administratës Komunale të Prizrenit.

Aktvitet që planifikohen të realizohen janë:

  1. Improvizimi i zyres së OPDMK-së/Performancë
  2. Mungesa e qasjes te Qendra e Pensioneve dhe Sigurimeve Sociale/Performancë
  3. Vendosja e posterave vetëdijësues në Sheshin e Lidhjes
  4. Marshi me karroca (nga Administrata Komunale deri tek Sheshi i Lidhjes)
  5. Vendosja e karrocave në Kafazë/Performancë
  6. Ndalja e paragjykimeve/Performancë
  7. Kafe për të gjithë/Performancë
  8. Publikimi i Hartës së Barierave
  9. Publikimi i videove sensibilizuese nga PAK
Go to TOP