E fundit: Eriksen nuk mund të luajë në Itali këtë sezon, kjo është arsyeja

Është mësuar e ardhmja e mesfushorit danez.

Christian Eriksen ka mbetur jashtë fushave që nga qershori i këtij viti kur pësoi atak në Kampionatin Evropian.

Pasi pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë, Eriksen morri një defibrilator të zemrës dhe karriera e tij në Serie A mund të përfundojë nëse ICD është e përhershme.

Interi publikoi një deklaratë për të shpjeguar se ata janë të hapur për të lënë lojtarin të largohet nga San Siro, pasi ish-playmakeri i Tottenham nuk mund të regjistrohet për edicionin 2021/22.

“Në lidhje me të drejtat e regjistrimit të lojtarit Eriksen, duhet theksuar se pas një dëmtimi të rëndë që ndodhi gjatë Kampionatit Evropian në qershor 2021, lojtari është frenuar përkohësisht nga autoriteti mjekësor italian nga aktiviteti sportiv në sezonin aktual”.

“Megjithëse kushtet aktuale të lojtarit nuk plotësojnë kërkesat e arritjes së fitnesit sportiv në Itali, e njëjta gjë mund të arrihet në vende të tjera ku lojtari mund të rifillojë aktivitetin konkurrues”, shkroi klubi në komunikatë.

Nerazzurrët nuk e kanë mbyllur derën për një shitje të mundshme të danezit, duke supozuar se futbollisti do të jetë në gjendje të marrë dritën jeshile për të rifilluar aktivitetin në një vend tjetër.

Interi konfirmoi se ata mund të konsiderojnë ‘të vazhdojnë me shitjen e lojtarit në një ekip të huaj ku ai mund të luajë edhe me defribilator në zemër.

Go to TOP