Dokumentari turk për Skënderbeun: Ai mundi ushtrinë osmane në çdo betejë!

eIshte viti 1443 kur filloi gjithçka. Gjergj Kastrioti sapo ishte shpërngulur nga Beteja e Nishit dhe ishte kthyer në trojet arbnore. Ai po përgatitej t’i kundërvihej perandorisë më të madhe të kohës, vendit ku e kishin rrëmbyer si fëmijë dhe i rritur. Për 25 vite ai do të triumfonte mbi ta, duke u bërë një nga strategët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Sot ai nderohet nga e gjithë bota. Për të janë shkruar më shumë se 1000 libra në dhjetëra gjuhë të botës, ndërsa përkujtimore i janë ngritur në kryeqytetet kryesore të botës.

Dhe këtë e pranojnë edhe turqit: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte armiku i osmanëve, ku i mundte në çdo betejë, madje edhe vetë Sulltan Fatihu u kthye i turpëruar nga përballja me gjeniun ushtarak shqiptar.

Një dokumentar turk i publikuar në YouTube tregon historinë e lavdishme të ushtarëve të Skënderbeut kundër ushtrive pushtuese turke në Arbëri.

Dokumentari turk tregon me detaje se si Skënderbeu, edhe pse me një ushtri të vogël, i mundi turqit në çdo betejë.

Për më shumë shikoni dokumentarin turk për Skënderbeun:

Go to TOP