Dhëndri i Trump tregoi se si do të dukej ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm të shkatërruar nga bombardimet

Kreu i Affinity Global Development dhe dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, kompania e të cilit mori me qira tokën ku ndodhet ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm në Beograd për 99 vjet, tregoi një foto të projektit të kompleksit të biznesit.

“Ne do t’i bëjmë homazh të kaluarës duke ngritur një monument për bombardimet e vitit 1999, si dhe një muze që do të përkujtojë historinë e ndërtesës. Talenti, stabiliteti financiar, infrastruktura dhe cilësia e jetës së Beogradit e bëjnë qytetin një vend tepër interesant”, ka shkruar Jared Kushner, i cili së fundmi vizitoi kryeqytetin serb dhe u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. /Kosova.info/

Go to TOP