Deklaratë e UGSh/ Për pengimet, përdorimet dhe lojërat që bëhen me Radio Televizionin Publik Shqiptar

Nëpërmjet një deklarate Unioni i Gazetarëve Shqiptar (UGSh), ka reaguar lidhur me ato që ai i etiketon si ”pengime, përdorime dhe loj ë ra që bëhen me Radio Televizionin Publik Shqiptar” të mbetur që prej katër muajve pa drejtor të Përgjithshëm dhe në dorë të Martin Lekës, zvendësdrejtorit të pashqitshëm përmbi dhjetë vitesh.

Ja teksti i plotë :

                                 Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

– Për pengimet, përdorimet dhe lojrat që bëhen me Radio Televizionin Publik Shqiptar –

                                                                                                            Tiranë 23 shtator 2021

Ka disa muaj që RTSH ka mbetur pa Drejtorin e Përgjithshëm dhe funksionet administrative i kryen zëvendësdrejtori i këtij institucioni. Martin Leka.

Mbarimi i mandatit të zotit Thoma Gëllçi, si drejtor i Përgjithshëm i RTSH, në kushtet normale, do të duhej të bashkëshoqërohej me procedurat paraprake të zgjedhjes së Drejtorit të ri pasardhës.

Arsyet  pse kjo procedurë nuk është kryer në kohë mbeten vetëm dijeni e Këshillit Drejtues të RTSH, por periudha e tranzicionit, që vijon në drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të medias publike në vend, është kohë e një keqpërdorimi, deformimi dhe përdorimesh.

Ditën e sotme, më 23 shtator 2021, Këshilli Drejtues ka njoftuar mbledhjen e radhës. Ndërkohë që sipas pohimeve të gazetarëve të këtij enti mediatik, zv/drejtori i Përgjithshëm Martin Leka merr guximin t’i propozojë Këshillit Drejtues të RTSH-së: “Ndryshime në strukturën organizative, ndryshime në librin e pagave, etj.

Ditët e fundit pranë UGSH ka pasur disa ankesa dhe denoncime shkeljesh, abuzimesh, dhe përdorimesh të politikave administruese dhe menaxhuese të RTSH-së, një pjesë e të cilave janë publikuar edhe në disa media të vendit.

Propozimet nga drejtuesi në tranzicion i institucionit për ndryshim të strukturës organizative të RTSH-së përbën një nonsens dhe karshillëk ndaj një së drejte morale dhe administruese që duhet të ketë Drejtori i Përgjithshëm i mandatuar sipas ligjit.

Publikimi bashkë me deklaratën tonë i propozimeve të zëvendës-drejtorit Martin Leka për ndryshim strukture dhe librin e pagave janë thjesht një përdorim i pastër, mundësi e qartë për selektime dhe politika favorizuese ndaj individësh dhe kategorish, sipas preferencës individuale apo klienteliste.

UGSH i drejtohet Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe posaçërisht kryetarit, zotit Leka Bungo, ta ndalë procedurën e miratimit të vendimeve që ndryshojnë strukturën aktuale organizative të institucionit, të mos i shkaktojë kosto dhe fatura institucionit me lëvizje, shkurtime dhe emërime të cilat do të duhet të përballen me platformën e re të detyrueshme që duhet të sjellë Drejtori i ri i Përgjithshëm.

UGSH shpreh shqetësimin se vonesa e kësaj zgjedhjeje të re është e lidhur më qëllime, preferenca dhe arsye të pastra politike. Për këtë arsye, organizata jonë i tërheq vëmendjen edhe OSBE-së si organizata ndërkombëtare që është e angazhuar prej vitesh me monitorimin dhe garantimin e standarteve të medias publike në Shqipëri, të reagojë pa humbur kohë dhe të monitorojë gjithë marrëdhëniet e brendshme në institucionin e medias publike për të cilin derdhen përvit miliona euro nga taksapaguesi shqiptar.

Në ditët e ardhme, UGSH do të denoncojë shumë fakte dhe dokumenta abuzive që kanë lidhje me administratorët dhe menaxhuesit e RTSH-së.

Ne vërrejmë se ky institucion në periudhat tranzite të  zgjedhjes së titullarit të saj shndërrohet në mundësi përfituese për emërime klienteliste, të porositura politikisht dhe me shërbimet e ndryshme brenda tij ka shkelje dhe përfitime që shkaktojnë kosto dhe lenë hapësira për korrupsion.

 Zyra e Informimit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

KËRKESA E  ZV. DREJTORIT MARTIN LEKA DREJTUAR KëSHILLIT DREJTUES

Nr. _________ Prot.                                                                         Tiranë më ____. ____.2021

Lënda:            Propozim për miratimin e disa ndryshimeve në Strukturen Organizative te Drejtorise se Pergjithshme te RTSH-së

  Drejtuar:        KËSHILLIT DREJTUES TË RTSH

Z. Leka BUNGO / KRYETAR

I nderuar Z. Kryetar,

Bazuar në nenin 105, pika 2 të Ligjit nr. 97/2013 “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe të nenin 23, pika 4 të Vendimit nr. 98/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, datë 22.12.2016 “Për miratimin e Statutit të RTSH”, Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-së, i propozon Këshillit Drejtues të miratoj disa ndryshime ne Librin e Pagave te Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Arkivës, Orkestrës Simfonike dhe Departamentit të Prodhimit, si dhe ne Strukturen Organizative te Drejtorise se Pergjithshme të RTSH-së për vitin 2021, si me poshtë vijon:

NDRYSHIME NE STRUKTUREN ORGANIZATIVE

  • Drejtoria e Marredhenieve me Jashte do te bashkohet me Sektorin e Projekteve dhe Administrimit te te Drejtave dhe ndryshon emertesen ne ″Drejtoria e Marredhenieve me Jashte dhe Projektet″ me strukturen e meposhteme:

            1. Drejtor Drejtorie

            3. Specialist

            1. Pergjegjes i Sektorit te Projekteve & Administrimit te te Drejtave

            1. Specialist (ekonomist)

            1. Specialist (jurist)

  • Te shkurtohet vendi i punes ne emertesen “Drejtor i Transmetimeve Lokale”:
  • Drejtoria e Burimeve Njerezore do te bashkohet me Drejtorine e Administrates dhe ndryshon emertesen ne ″Drejtoria e Burimeve Njerezore dhe Administrates” me strukturen e meposhteme:

            1. Drejtor Drejtorie

            3. Specialist

            1. Pergjegjes i Sektorit te Administrates

            1. Inxhinier (mekanik)

            1. Asistente e Drejtorit te Pergjithshem

            14.Punetore pastrimi

            5. Recepsioniste

            5. Teknike (mekanik, elektriçist, murator, kondicionerist, hidraulik)

            1. Inspektor i mbrojtjes nga zjarri dhe shpetimit

            2. Marangoz

            1. Bahçevan

            13. Shofer & Shofer ne terren

  • Drejtoria e Juridike ristrukturohet duke u bashkuar me Sektorin GIS dhe ndryshon emertesen ne ″Drejtoria Juridike dhe Administrimit te aseteve″ me strukturen e meposhteme:

            1 Drejtor Drejtorie

            4 Specialist Jurist

            1 Pergjegjes Sektori i Regjistrimit dhe Administrimit te Aseteve

            1 Specialist

  • Drejtoria e Promocionit dhe e Kerkimit te Tregut ristrukturohet, duke perfshire ne strukturen e saj dhe Sektorin e Grafikes, i cili merret nga Departamenti i Prodhimit te RTSH.

Struktura e kesaj drejtorie do te jete si me poshte:

            1 Drejtor drejtorie

            1 Pergjegjes i sektorit te promocionit

            1 Menaxher i promocionit te brandit

            1 Menaxher i promocionit te lajmeve & sportit

            1 Menaxher i promocionit te emisioneve tematike

            1 Menaxher i promocionit te programeve

            1 Menaxher per marredheniet me publikun

            1 Pergjegjes i kerkimit te tregut

            1 Specialist i kerkimit te tregut

            1 Specialist i studimit te konkurenteve

            1 Kordinator pergjegjes i Grafikes

            4 Grafiste te sportit (reklama & transmetimi)

            7 Grafist i Programeve

            3 Grafist i reklamave te pergjithshme

            1 Disanjer 2D

            1 Fotograf

Bashkangjitur ketij propozimi do te gjeni dhe Strategjine Promocionale te kesaj Drejtorie.

NDRYSHIME NE LIBRIN E PAGAVE

  • Të hiqet nga klasa e XII eLibrit të Pagave të Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Arkivës, Orkestrës Simfonike dhe Departamentit të Prodhimit, emërtesa ″Drejtor i Transmetimeve Lokale″.
  • Të hiqet nga klasa e VI eLibrit të Pagave të Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Arkivës, Orkestrës Simfonike dhe Departamentit të Prodhimit, emërtesa ″N/Biblioteke″ dhe te shtohet në Klasën e VIII.
  • Te shtohet në Klasën e X të Librit të Pagave të Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Arkivës, Orkestrës Simfonike, Departamentit të Prodhimit emërtesa ″Inxhinier (mekanik)″.
  • Të hiqet nga klasa e XII eLibrit të Pagave të Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Arkivës, Orkestrës Simfonike & Departamentit të Prodhimit, emërtesa“Drejtor i drejtorise se grafikes”.
  • Të hiqet nga klasa e XI eLibrit të Pagave të Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Arkivës, Orkestrës Simfonike & Departamentit të Prodhimit, emërtesa″Përgjegjës i Sektorit te Grafikes se Lajmeve, Sportit, Programeve dhe te Reklamave në Dep. e Prodhimit″
  • Të shtohet ne klasen e XI teLibrit të Pagave të Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Arkivës, Orkestrës Simfonike & Departamentit të Prodhimit, emërtesa“Kordinator pergjegjes ne sektorin e grafikes”.

Numri i vendeve të punës në Strukturën Organizative të Drejtorise se Pergjithshme do te jete 124.

Duke besuar në bashkëpunimin tuaj,

Me respekt,

     ZV/DREJTOR I PËRGJITHSHËM I RTSH

                Martin LEKA

Go to TOP