De La Fuente: Shqipëria ekip i madh, nesër do luajmë sikur të jetë ndeshja e fundit

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, tha për mediat në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të javës së tretë të fazës së grupeve në Kampionatin Europian, Gjermani 2024, se skuadra e tij ka prestigj ndaj do japë maksimumin në çdo ndeshje.

Sa i përket Shqipërisë, tekniku spanjoll theksoi se “kuqezinjtë” janë një ekip i madh dhe se e kanë merituar të jenë në EURO 2024.

I pyetur për rotacionin që pritet t’i bëjë ekipit, De La Fuente theksoi se do të bëjë vetëm ato ndryshime që ai i sheh të arsyeshme, ndërsa shtoi se në ndeshjen e nesërme do të zbresë në fushë një skuadër shumë konkurruese.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të dimë kundër Shqipërisë?

”Ne jemi të rrezikshëm dhe kemi prestigj, ndaj do t’i qasemi ndeshjes sikur të ishte e fundit e këtij kompeticioni. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Nesër mendojmë për të fituar.”

Do të ketë shumë apo pak rotacion në formacion?

”Ne jemi me këmbë në tokë. Mendoj se Shqipëria është një ekip i madh. Për ne nuk është çudi kjo që po bëjnë. Ne do të bëjmë ndryshimet që i shohim të arsyeshme. Ne do të bëjmë ekipin më konkurrues për këtë ndeshje”.

Rëndësia që i keni dhënë ndeshjes kundër Shqipërisë?

“Ne përgatisim të gjitha aspektet e rivalëve. Sido që të jetë, që të mos na befasojnë.”

Çfarë duhet të përmirësojë Spanja?

“Ne duhet të përmirësohemi në gjithçka. Ka gjithmonë shumë vend për përmirësim. Kur përfundojmë një seancë stërvitore, ne gjithmonë i falënderojmë lojtarët për përfshirjen dhe organizimin e tyre, por shtojmë se nesër mund të përmirësohet”.

Loja e Spanjës:

”Driblingu dhe loja jonë sulmuese janë vendimtare, është e rëndësishme është që të jemi afër portës së rivalëve. Ne duam të jemi praktik dhe të luajmë lojën tonë. Ne gjithmonë përpiqemi të dominojmë lojën.”

Si e shihni Shqipërinë?

“Nuk na habit. Nëse ata janë këtu, kjo është për shkak se ata janë duke punuar mirë. Duhet të jemi të fokusuar dhe të punojmë mirë për të kërkuar fitoren.”

Krahasimet me Kombëtaren 2008-2012?

“Ajo që bëmë dhe arritëm ishin vite të pabesueshme. Si brenda dhe jashtë fushës ishte e jashtëzakonshme. Tani po luajmë mirë dhe me të njëjtën ide.”

Zabaleta:

“E vërteta është se unë e dua shumë atë për shkak të asaj që përjetuam së bashku në City. Shpresoj ta shoh.”

Go to TOP