Danimarkë-Angli, pjesa e parë dhuron spektakël dhe dy gola

Pjesa e parë e ndeshjes Danimarkë-Angli, e cila po zhvillohet në “Deutsche Bank Park” në Frankfurt është mbyllur baras, 1:1.

Të dyja ekipet dhuruan spektakël gjatë kësaj pjesëloje. Shifrat e ndeshjes i zhbllokoi Harry Kane, që shënoi në minutën e 18-të.

Megjithatë, danezët u kundërpërgjigjen përmes Morten Hjulmand, në minutën e 34-t, me një eurogol nga një distancë e largët.

Go to TOP