Daçiq: Sulmi ndaj policit para ambasadës izraelite është akt terrorist

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se sulmi ndaj një polici serb, i cili ndodhi sot para Ambasadës së Izraelit në Beograd, padyshim ishte akt terrorist.

Në një konferencë për media para Qendrës Emergjente, Daçiq tha se para Ambasadës së Izraelit janë pjesëtarë të policisë për siguri të rregullt.

Sipas Daçiqit, sulmuesi në mënyrë të përsëritur iu afrua policit dhe i kërkoi atij informacione të caktuara.

“Edhe pse nuk është vërtetuar identiteti i personit, nuk ka dyshim se bëhet fjalë për akt terrorist, i cili është i drejtuar kundër shtetit të Serbisë dhe kundër pjesëtarëve të policisë”, ka theksuar Daçiq, shkruan Danas.

Go to TOP