Conte te Tottenham, mungon vetëm nënshkrimi

Trajneri Antonio Conte nesër zyrtarisht do jetë në stolin e Tottenhamit.

Spurs shkarkuan para disa orëve trajneri Nuno Espirito, shkaku i rezultateve të dobëta, sidomos humbja nga Manchester United kishte rëndësi të madhe.

Me largimin e teknikut portugez, drejtimin e Tottenham do ta marrë trajneri Antonio Conte, qysh nesër në mëngjes.

Eksperti Gianluca di Marzio raporton se klubi londinez dhe trajneri janë duke diskutuar disa detajet të fundit, pastaj tekniku italain do nënshkruajë kontratë njëvjeçare e gjysmë.

Marrëveshja pritet të bëhet zyrtare nesër në mëngjes, ndërsa Telegraph raportoi më herët se Conte do këtë të drejtë të shpenzoi 100 milionë euro qysh në afatin e janarit.

Go to TOP