Çfarë është duke ndodhur në Rusi?

Këto janë informacionet e orëve të fundit:

  • Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka mbajtur të shtunën një fjalim televiziv, duke i konsideruar veprimet e grupit mercenar rus, Wagner si “tradhti të lartë” dhe “thikë pas shpine”. Ai ka bërë thirrje për unitet dhe ka thënë se autoritetet janë duke vepruar shpejt për ta pasur nën kontroll situatën.
  • Mercenarët e Wagnerit kanë thënë se e kanë marrë kontrollin e qytetit rus Rostov-on-Don, pikë kyçe e ushtrisë ruse.
  • Prigozhin ka thënë se do të marshojë në Moskë, nëse krerët më të lartë ushtarakë nuk takohen me të.
  • Përmes një audio-mesazhi, ai duket se i është kundërpërgjigjur Putinit, duke thënë se trupat e tij nuk po kryejnë tradhti, por janë “patriotë” që po luftojnë për të ardhmen e tokës amë.
  • Edhe komuniteti ndërkombëtar ka nisur të reagojë për këto zhvillime. Disa shtete në kufi me Rusinë janë duke e rritur sigurinë, derisa NATO-ja ka thënë se është duke e vëzhguar situatën në vazhdimësi.
Go to TOP