Camavinga nuk pëlqen faktin që është rezervë te Franca

Futbollisti i Real Madridit, Eduardo Camavinga, ka thënë se nuk e ka të lehtë të jetë rezervë te Franca, por ai është shprehur optimist për të ardhmen.

Franca pritet të përballet me Belgjikën në 1/16-tat e finales, ndërsa njëzet e një vjeçari ka luajtur vetëm dyzet e tetë minuta në fazën e grupeve kundër Austrisë dhe Polonisë.

“Fakti që nuk luaj shumë nuk më bën të lumtur, por e di që një ditë koha ime do të vijë. Duhet të jem gati, si në Kupën e Botës, kur trajneri më kërkoi të hyja në finale”, ka thënë Camavinga. 

Si një lojtar standard te Real Madrid në edicionin e fundit, nën drejtimin e Carlo Ancelottit, mesfushori ka ndihmuar skuadrën të fitojë titujt në La Liga dhe Champions League.

Go to TOP