Burri në Gjakovë tenton ta vras veten pasi prishi raportet me të dashurën

Një burrë në Gjakovë sot ka tentuar t’i jap fund jetës duke konsumuar kimikate higjenike, shkruan Kosova.info.

Sot me datë 13.11.2021 rreth orës 18:30 minuta nga emergjenca e spitalit rajonal “Isa Grezda” Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informate se një person ka kërkuar tretman mjekësor si pasoje e konsumimit te kimikateve  higjienike,  duke tentuar te vetëvritet.

Patrulla ka shkuar ne spital ku ka takuar viktimen i cili ishte ne gjendje stabile si dhe dëshmitaren e lartëcekur me te cilen viktima ishte ne lidhje dashurie.

Nga biseda eshte mësuar se viktima aktin e tentim vetëvrasjes e kishte paralajmëruar me një mesazh te njejten e cila me pas e ka gjetur viktimen ne gjendje jo te mire shëndetësore ku dhe i eshte ofruar tretmani mjekësor .

Sipas viktimes kete përpjekje ai e ka ndërmarrë pasi i kishte prishur raportet me te njejten . Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit si dhe hetimet rajonale si dhe prokurori kujdestar .                   

Gjendja e viktimes vazhdon te mbetet stabile si dhe i njejti ndodhet nen përkujdesjen e mjekeve.

Rasti nen hetime.

Go to TOP