Buffon mesazh rivalëve: Italia do të jetë protagoniste në EURO 2024

Legjenda italiane e futbollit, Gianluigi Buffon, është i bindur se Italia do të jetë protagonist në EURO 2024.

Kampionati Evropian ‘Gjermani 2024’, do të fillojë më 14 qershor, derisa Italia është në grup me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Ish-portieri i Italisë, tashmë në stafin e kësaj kombëtare, thotë se Italia ka cilësi që të bëjë gjera të mëdha në EURO 2024.

“Për mua është e mrekullueshme të kthehem në Gjermani si kreu i delegacionit dhe të filloj këtë aventurë të re me një grup të jashtëzakonshëm djemsh dhe një ekip të nivelit shumë të lartë”, ka thënë Buffon.

“Mendoj se do të jemi protagonistë në Evropian, na e sugjeron historia dhe më pas besoj në cilësitë e kësaj kombëtareje”, ka pohuar ai.

Buffon mendon së trajneri Spalletti është një vlerë e shtuar e Kombëtares së Italisë.

Go to TOP