Boston pas dy vitesh rikthehet në finalet e mëdha të NBA-s

Boston Celtics pas dy vitesh rikthehen që të luajnë në finalet e mëdha të NBA.

Braun dhe Tatum kësaj here kishin nevojën e Derrik Uajt për të mbyllur serinë me Indianën, e cila edhe një herë kapitulloi në frymën e fundit.

Ndeshja e mbrëmshme ishte e ekuilibruar pasi asnjëra nga të dy skuadrat nuk krijoi avantazh dyshifrorë. Por kur nga fundi i takimit mungonin 5:37 Indiana kishte një avantazh prej tetë pikësh.

Aty Bostoni arriti që të bënte një mrekulli të vogël duke regjistruar një avantazh provizor 7-0 falë koshave të Braun, Tatum dhe një tri pikëshi të Uajt. Ishte ky episodi që ndryshoi fundi i takimit duke u dhënë Celtics fitoren .

Lojtari i finaleve të Konferencës së Lindjes ishte Braun, i cili shënoi 29 pikë (10 vetëm në periodën e katërt). Lojtari i Bostonit, kur nga fundi i takimit mungonin 65 sekonda, ishte vendimtar edhe në mbrojtje duke ndalur Nembhard. Edhe Tatum ishte mjaft i rëndësishëm për ekonominë e ndeshjes së Celtics duke shënuar 26 pikë dhe duke rrëmbyer 13 topa në tabelë.

Ndeshja

Indiana Pacers-Boston Celtics (ndeshja 4) 102-105 (0-4)

Go to TOP