Borrelli: Diskutuam se si të ndërtojmë një Evropë më të unifikuar

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në Austri ka takuar ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla. Ai ka theksuar se me ta ka diskutuar për një Evropë më të bashkuar, ndërsa ka falënderuar ministrin e jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, që i mblodhi.

“Gëzohem që takohem me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe “Strategjinë e Rajonit të Danubit”. Ne diskutuam se si të ndërtojmë një Europë më të unifikuar së bashku. Faleminderit Schallenberg që na mblodhe këto ditë në Austri”, ka shkruar Borrell. /Kosova,info/

Go to TOP