Blinken: Jemi të angazhuar për rritjen e bashkëpunimit mes Izraelit dhe Kosovës

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se do të punojnë vazhdimisht për t’i nxitur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit.

Ai në një takim virtual në platformën Zoom ka folur për njëvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjeve të Abrahamit midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit.

“Kjo administratë do të vazhdojë përpjekjet e suksesshme të administratës së fundit për të vazhduar normalizimin përpara. Ne do ta bëjmë atë në tre mënyra kryesore. Së pari, ne do të ndihmojmë për nxitjen në rritjen e bashkëpunimet të Izraelit me Bahrejnin, me Marokun, me Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe me Sudanin, i cili gjithashtu ka nënshkruar Marrëveshjet e Abrahamit, dhe Kosovën, e cila krijoi lidhje me Izraelin në vitin e kaluar”, ka thënë Blinken.

Go to TOP