Blero ia lë fajin vetes për ndarjen nga Afrona Dika – i kërkon falje publikisht

Është publikuar më në fund intervista e Afrona Dikës që ka realizuar me ish-partnerin e saj, Bleron.

Ata janë takuar dy vjet pas përfundimit të martesës për të sqaruar problemet që kishin me njëri-tjetrin dhe për të dhënë një shembull të mirë te publiku.

Ish-çifti ka folur për arsyet e ndarjes, për atë se përse nuk funksionoi lidhja e tyre disavjeçare.

Blero ia ka lënë fajin vetes, duke shtuar se gaboi në shumë gjëra, si në vendimin për të qëndruar në Kosovë – e jo për t’u bashkuar me blogeren në Zvicër.

Artisti shqiptar për ndarjen e fajësoi më shumë veten dhe i kërkoi falje publike Afronës.

Nga ana tjetër, Dika gjithashtu pranoi që ka bërë shumë gabime në lidhje me atë kohë, por që nuk i ka menduar pasojat.

Ata kanë sqaruar çdo gjë për fansat, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet e tjera.

Go to TOP