Biznesmeni Pecorelli deklaroi se ishte ndihmuar nga një prift i njohur shqiptar për të shkuar në Medjugore, reagon i revoltuar Dom Zef Marku dhe tregon vendimin urgjent që ka marrë: Nuk ka mundësi që…

Biznesmeni Davide Pecorrelli u gjet i gjallë pas nëntë muajve pasi inskenoi të gjithë vdekjen e tij në Pukë. Në media qarkulloi lajmi se i vetmi prif që e ka ndihmuar për të shkuar në Medjugore është ai i Pukës.

Nisur nga kjo, ka reaguar në një bisedë telefonike me Fax News prifti i Pukes, Dom Zef Markun i cili i indinjuar mohoi kategorisht të ketë lidhje me këtë ngjarje. Gjithashtu Marku u shpreh se do hedhë në gjyq të gjithë ato qe kanë bërë shpifje të tillë duke dëmtuar imazhin e tij.

Sipas Dom Zefit kjo eshte nje akuze e rendë e pabazuar në fakte , për më tepër e hedh poshtë duke e argumentuar me faktin që një prift shqiptar nuk ka sesi të ketë lidhje me fretërit e medjugores tek të cilët thuhet se Pecorrelli ka qëndruar atje .

Go to TOP