Basha, Ramës: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE-së duke e justifikuar me “krizë”.

Reagimi i Bashës vjen pasi Rama kishte deklaruar se është duke ndodhur një krizë energjetike dhe se nuk do të ketë rritje të çmimit apo kufizime me furnizim.

“Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”,ka shkruar Basha në Twitter.

Teksa Rama kishte deklaruar tutje se do të akordohen 100 milionë euro për OSHEE në fund të këtij viti dhe 100 milionë euro vitin tjetër për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2 të planit.

“30 vite më parë ne zgjodhëm që shteti të mos ishte zoti mbi tokë, dhe njeriu i del zot vetes. Por detyra jonë është të jemi shoku i mirë në ditë të vështira atyre që nuk i përballojnë dot sfidat e vështira të jetës. Kjo është për ne një krizë që në aspektin financiar mund të jetë edhe më sfiduese sesa pandemia. Plani ynë i kundërveprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël dhe as parashikon kufizim furnizimesh me energji në shkallë vendi. Qeveria po përgatitet për konsultim kombëtar për të dëgjuar mendimin tuaj për këtë çështje”, tha Rama.

Go to TOP