Avokati i Veselit: Është absolutisht e pamundur që gjykimi të fillojë para fundvitit të 2022-ës

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së nuk pritet të nis më përpara se fundi i vitit 2022.

Ai tha se bazuar në numrin e dëshmitarëve në këtë rast, mbrojtja ka nevojë për një vit kohë për të zhvilluar hetimet.

“Nuk mendoj dhe është absolutisht  e pamundur që gjykimi të fillojë para fundvitit të vitit 2022. Bëhet fjalë për gati 300 dëshmitarë. Është i qartë se procesi i hetimit kërkon kohë prej një vit për mbrojtjen”, ka thënë ai.

Në Gjykatën Speciale ka filluar konferenca për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. 

Go to TOP