Atletico Madridi po e dërmon Barcelonën – Suarez gol dhe asistim, uruguaiani nuk feston
Atletico Madrdi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Barcelonës me rezultat 2-0, në kuadër të javës së tetë në La Liga.
Kampionët në fuqi si zakonisht po aplikojnë lojën e fortë në mbrojtje dhe me kundërsulme të shpejta.
Në fillimin e ndeshjes Thomas Lemar kishte dy raste, por nuk arriti që qëllojë cakun.
Në minutën e 23-të erdhi goli i parë ku Luis Suarez pason te Lemar, i cili shënoi për 1-0.
Rastin e vetëm serioz për Barcelonën e kishte Philippe Coutinho, por nuk qëlloi cakun.
Suarez në minutën e 29-të kishte rast të mirë, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Uruguaiani nuk gabon dy herë radhazi dhe në minutën e 45-të arrin të shënon gol të bukur pas asistimit të Lemar për 2-0.
Atletico po duket se do të marr fitoren e radhës, kundër një Barcelona që po kalon një krizë të madhe.