Atletico Madridi i fortë për Barcelonën, fitore e sigurt e kampionëve të Spanjës
Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Barcelonës me rezultat 2-0, në derbin e La Ligas për javës e tetë.
Kampionët në fuqi si zakonisht aplikuan lojë të fortë në mbrojtje dhe me kundërsulme të shpejta rrezikuan portën e rivalëve.
Në fillimin e ndeshjes Thomas Lemar kishte dy raste, por nuk arriti që qëllojë cakun.
Në minutën e 23-të erdhi goli i parë ku Luis Suarez pason te Lemar, i cili shënoi për 1-0.
Rastin e vetëm serioz për Barcelonën e kishte Philippe Coutinho, por nuk qëlloi cakun.
Suarez në minutën e 29-të kishte rast të mirë, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Uruguaiani nuk gabon dy herë radhazi dhe në minutën e 45-të arrin të shënon gol të bukur pas asistimit të Lemar për 2-0.
Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe më pak raste shënimi.
Coutinho tentoi të shënojë në fillimin e pjesës së parë, pot portieri Jan Oblak ishte në vend.
Rasti më serioz ishte në minutën e 86-të, kur Mempis Depay gjuajti, por nuk ishte i saktë.
Me këtë fitore Atletico Madridi ngjitet në vendin e dytë me 17 pikë, aq sa ka Real Madridi, ndërsa Barcelona me 12 pikë bie në vendin e nëntë.