Asllani e vazhdon karrierën në Angli

Kosovare Asllani është futbollistja më e re e London City Lionesses.

Suedezja me rrënjë nga Kosova ka shprehur entuziazmin e saj për të ardhmen me ekipin e ri.

“Jam shumë e emocionuar për aspiratat e këtij ekipi. Kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e këtij klubi dhe duam ta kthejmë në realitet vizionin e presidentit”, ka thënë ajo. 

Asllani së fundmi ishte pjesë e Milan në Itali.

Go to TOP