Arrihet marrëveshja, Barella rinovon kontratën me Interin

Interi dhe Nicolo Barella raportohet se tashmë kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.

Italian ka bërë një sezon të madh me skuadrën ‘Nerazure’, duke dhënë kontribut të madh në garën për titull të kampionit në Serie A.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, ka shkruar se Barella do të firmos kontratën e re me Interin të vlefshme deri në vitin 2029.

“Marrëveshje Inter-Barella. Lojtari do të rinovojë kontratën deri në vitin 2029 me rritje rrogë”, ka shkruar Romano.

Ndërkohë, kampionët e Italisë janë duke negociuar edhe më disa lojtarë për vazhdimin e kontratave përfshirë edhe yllin e tyre Lautaro Martinez.

Go to TOP