Arrestohen tre persona në Pejë e Prishtinë, dyshohen për fajde

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve.

Siç bëjnë të ditur nga policia, sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor.

“Si rezultat i angazhimeve të pandërprera dhe hetimeve intensive nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të asistuar nga njësitet relevante policore, sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor.

Ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP