Arrestohen dy persona në Mitrovicë, njëri për vjedhje të pyllit kurse tjetri për vjedhje të shërbimeve publike

Policia në Mitrovicë ka arrestuar sot dy persona për vepra të ndryshme penale. Arrestimet janë bërë në bazë të urdhëresave të gjykatave.

Një person është arrestuar për veprën penale vjedhje e pyllit, derisa tjetri për “vjedhje të shërbimeve publike”

“Dy urdhëresa janë realizuar sot me datë 08.11.2021, ku njëra rreth orës 12:00,  në rrugën “Bislim Bajgora” është ndaluar i dyshuari F.Xh.., 34 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

“Kurse urdhëresa dytë është realizuar rreth orës 13:20, po ashtu në rrugën “Bislim Bajgora” ku është ndaluar i dyshuari B.C., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale “Vjedhje të shërbimeve publike”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës,  të  njëjtit pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar palët kanë paguar gjobat e përcaktuara me ligj.

Go to TOP