“Arkitekti” i kushton miliona, Rama bën ‘teste’ për kolona e vërshime

Reshjet dhe si pasojë e tyre, vërshimet e natës së kaluar, bën që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama të zhvillojë një takim me institucionet e sigurisë për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga këto vërshime.

Kreu i Prishtinës në në një konferencë gjatë ditës së sotme, në vend se të jap ide se si t’i destinojë mjetet e komunës që drejton në rregullimin e pusetave në kryeqytet, ai bën rekomandime jo fort të zakonshme.

Rama kërkoi nga institucionet publike dhe private që t’i lirojnë punëtorët nga puna para orës 16:00.

Sipas tij, një veprim i tillë duhet të bëhej për shkak të shirave të dendura, por edhe për shkak të që mos ketë trafik.

“Dje kanë punuar deri në orët e vona në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Më herët e bëra edhe një kërkesë për institucionet publike dhe private, ju lutem që t’i lirojnë punëtorët më herët se në ora 16:00, për shkak të shirave të dendura dhe të mos ketë trafik”, është shprehur Rama.

Ndryshe, mbrëmë Prishtina ka përjetuar reshje të mëdha të shiut, ku për rreth tri orë rrugët e kryeqytetit u bën pothuajse të pakalueshme.

Madje, nga këto vërshime në kryeqytet u prekën edhe 15 udhëtarë të një autobusi, të cilët u detyruan të evakuohen, pasi mjeti me të cilin udhëtonin e kishte të pamundur të qarkullonte.

Përkundër që nuk po i gjendet assesi zgjidhja vërshimeve të rrugëve të kryeqytetit, komuna që udhëhiqet nga Rama kishte gjetur hapësirë që para pak muajve të lidh kontratë trevjeçare 12 milionë euro me një konzorcium të quajtur “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për konsulta dhe shërbime arkitektonike të kryeqytetit.

Kujtojmë se Rama ka rënë nën llupën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, nën dyshimin për kurdisje të tenderit “Themelimi i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”, të hapur nga Komuna e Prishtinës, nga i cili doli fitues konzerciumi “Anarch” dhe “Ardi Ç”, që është në pronësi të mikut të Ramës, Astrit Nixhës.

Go to TOP