Apple planifikon të lansojë në vitin 2024 modele të reja të iPad Air dhe të iPad Pro

Për të rritur rënien e shitjeve të iPad-eve, Apple ka planifikuar një rifreskim të madh për linjën e iPad-eve në fillim të vitit 2024, sipas Mark Gurman të Bloomberg.

Apple planifikon të debutojë modele të reja të iPad Air si dhe të iPad Pro, që do të kenë ndryshime të dukshme.

Siç raportohet, modeli iPad Air do të vijë në dy madhësi sikurse iPad Pro për herë të parë.

Modeli më i vogël do të vazhdojë të jetë 10.9 inç, por versioni më i madh do të jetë 12.9 inç, sikurse iPad Pro më i madh.

Apple synon të ofrojë më shumë larmi midis madhësisë së ekranit dhe çmimit, dhe iPad Air 12.9 inç do të jetë me çmim më të përballueshëm se iPad Pro 12.9 inç.

Ndërkohë, modelet iPad Pro 2024 do të kenë ekrane OLED, të parat për linjën e iPad. Apple ka përdorur teknologjinë OLED për telefonat iPhone dhe Apple Watch, por ekranet më të mëdhenj OLED janë më të shtrenjtë.

Ekranet OLEF sjellin ngjyra më të thella, dhe do të vijnë vetëm për modelet iPad Pro, derisa modelet iPad Air do të jenë me ekrane standarde.

Go to TOP