Anthony Joshua do të ndeshet me Oleksandr Usyk më 25 shtator

Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk do të luftojnë më 25 shtator, ka konfirmuar Eddie Hearn.

Joshua tani do të përballet me Usyk në shtator, ndërsa Fury do të luftojë me Wilder për të përfunduar një trilogji të luftimeve midis të dyve më 24 korrik.

“Njoftim, Joshua vs Usyk, 25 shtatori është data”, tha Hearn drejtpërdrejt në Instagram.

Stadiumi Tottenham Hotspur ka të ngjarë të jetë vendi i dyluftimit, raporton Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

Joshua, mbajtësi i kategorisë së peshave të rënda WBA, WBO dhe IBF, planifikonte të kishte një përballje krejt britanike në pesha të rënda me Tyson Furyn këtë verë, por një vendim ligjor në SHBA bllokoi një luftë të propozuar në Arabinë Saudite më 14 Gusht.

Go to TOP