Analistët s’presin ndonjë rezultat nga takimi Kurti-Vuçiq

Kryediplomati Borrell së bashku me emisarin Lajçak do ta lehtësojnë edhe takimin e së mërkurës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb. Por, rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi po shihet me skepticizëm nga njohës të këtij procesi.

Të njëjtit thonë se takimi i 26 qershorit mes Kurti dhe Vuçiqit do të përfundojë pa ndonjë rezultat, ndonëse shpresojnë që pas këtij takimi, Bashkimi Evropian do të nisë me largimin e sanksioneve ndaj Kosovës. VS:

Të mërkurën e 26 qershorit, i pari i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti dhe shefi i shtetit serb, Aleksandër Vuçiq, do t’i rikthehen tavolinës së diskutimeve në Bruksel.

Diskutimet të cilat do të kenë në fokus zbatimin e marrëveshjeve për normalizim, vlerësohet se do të përfundojnë pa ndonjë rezultat.

Sipas njohësit të këtij procesi, Arbnor Sadiku, Kosovës do t’i kërkohet sërish themelimi i Asociacionit.

Mazllum Baraliu, njohës i politikës, thotë se është në interes të Bashkimit Evropian që t’i japë edhe një shtysë normalizimit të marrëdhënieve, para përfundimit të mandatit të të dërguarit të tyre për dialog, Miroslav Lajçak.

Ndërsa, njohës të ekonomisë shpresojnë që ky takim t’i hapë rrugë heqjes së sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës.

Takimi i nivelit të lartë do të ndërmjetësohet nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Go to TOP