Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, uron Nora Gjakovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike në Tokio.

Ai në llogarinë e tij në Twitter, e ka ripostuar shkrimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka përgëzuar xhudistet kosovare për suksesin e treguar në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

“E mahnitshme vërtet! Urime për medaljen e dytë të artë për Kosovën. Qoftë në politikë, biznes apo në sport, gratë e fuqishme po e ngritin Kosovën”, ka shkruar Rohde.

Xhudistja e Kosovës triumfoi në finalen në kategorinë deri në 57 kilogramë në xhudo, duke e fituar kështu medaljen e artë.

Go to TOP